MENU
klinika

Kush ka vajza, botën ka!

Leonita Xhaka zbulon portretin e vogëlushes

02.05.2021 - 09:52

Futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita, u bënë prindër për herë të dytë të një vajze. Më datë 24 Prill, Leonita solli në jetë një ëngjëll të vogël, të cilën e pagëzuan me emrin Laneya.

Ka qenë vetë futbollisti shqiptar i cili ka dhënë lajmin, duke publikuar në Instagram një fotografi me vogëlushen e dytë. Ndërkohë nuk kanë munguar as urimet e shumta të ndjekësve të Granit Xhakës, por jo vetëm.

Ditën e sotme Leonita ka publikuar në Instagram një foto në të cilën ka publikuar portretin ëngjëllor të vajzës së vogël.

“E gjithë bota ime”, shkruan Leonita në foton e postuar, në të cilën të dyja vajzat shikojnë me shumë dashuri njëra – tjetrën.

Leonita dhe Granit Xhaka janë prindër dhe të një vajze më të madhe të quajtur Ayana.

Thuhet se kush ka vajza, ka të gjithë botën, prandaj dhe të dy prindërit duken më të lumtur se kurrë pranë dy vajzave të tyre.

Ajo që bën përshtypje në postimet e Granit Xhakës dhe Leonitës, është fotoja bardhë e zi e vogëlushes, mbase kjo për të treguar se ngjyrat më të bukura të kësaj jete janë vetë fëmijët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN