MENU
klinika

Është shkretëtira e...

Lugina e Vdekjes jo më vendi më i nxehtë në Tokë

24.05.2021 - 10:33

Nuk është vendi më i nxehtë në planet Lugina e Vdekjes, por shkretëtira Dasht-e Lut në Iran, e ndjekur nga shkretëtira Sonoran në Meksikë.

”Sipas të dhënave satelitore të mbledhura vitet e fundit, ku temperaturat e Tokës në të dy vendet mund të kalojnë edhe 80 gradë Celsius”, sipas studimit të kryer nga Universiteti i Kalifornisë bazuar në të dhënat satelitore nga 18 vitet e fundit.

Shpesh thuhet se vendi më i nxehtë në planet, me një temperaturë ajri disa herë mbi 55 gradë Celsius, është Lugina e famshme e Vdekjes e cila ndodhet në Kaliforni, por hulumtimi i sapo botuar donte të rishikonte renditjen e vendeve më ekstreme të planet bazuar në temperaturat e Tokës.

Analizat e reja konfirmuan gjithashtu se vendi më i ftohtë është në Antarktidë me një rekord prej minus 110,9 gradë Celsius.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN