MENU
klinika

Janë kapur shpesh mat...

“Ma kanë marrë zemrën”, Capital T konfirmon publikisht lidhjen

18.05.2021 - 08:49

Prej kohësh në mediat rozë është përfolur se Capital T është në një lidhje me modelen Adrola Dushi. 

Ata janë kapur shpesh mat, mirëpo kurrë nuk e kanë pranuar publikisht në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Mbrëmjen e djeshme, Capital T ishte i ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan”, ku u pyet dhe rreth jetës private. Reperi tha se është i dashuruar, mirëpo ende nuk ka diçka konkrete.

“Ma kanë marrë zemrën. Jemi rrugës por s’kemi akoma diçka konkrete”, tha ai, ndërkohë preferoi të mos e zbulonte emrin e partneres.