03.05.2021 - 09:29
Partia Socialiste ka konkretizuar nismën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Siç raporton News24, mësohet se mazhoranca ka mbledhur deri tani 36 firma deputetësh për shkarkimin e Kreut të Shtetit.
Ndërkohë pritet që kjo nismë e grupit parlamentar socialist të futet në kalendarin e punimeve të Kuvendit.
Sot do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të miratuar kalendarin 3-mujor të Kuvendit. Gjithashtu, Konferenca e Kryetarëve do të miratojë programin 3-javor.
Nisma për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nisi pas fitores së PS në zgjedhjet e 25 prillit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Afati i përcaktuar
Dekretet e Metës sjellin deputetët në punë para kohe
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve
Çfarë u vendos për shkarkimin e Metës?
Shkarkimi i Metës