MENU
klinika

Dy detyrat kryesore që Rama iu lë institucioneve

Mblidhet task-forca e turizmit në Vlorë

14.05.2021 - 10:20

Mblidhet në Vlorë task-forca e turizmit në prag të sezonit turistik 2021, me pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve, të cilat kanë rol kryesor në angazhimin në sezonin turistik.

Mbledhja e task-forcës u drejtua nga prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, i cili për përfaqësuesit e institucioneve ndau dy detyrat kryesore për ta, porosi nga kryeministri Edi Rama, si dhe ministritë e linjës. Këto detyra kanë të bëjnë me stacionet e plazheve dhe pastërtinë e tyre.

Në fjalën e tij, prefekti Mamaj ju la gjithashtu detyrë institucioneve, që duke filluar nga java e ardhshme çdo institucion i angazhuar në sektorin turistik duhet të bëjë një raport në prefekturë të detyrave që institucioni ka plotësuar në përmirësim të kushteve të sezonit turistik

Task-forca e turizmit hap kështu siparin e sezonit turistik në Vlorë, si një mbledhje e cila përcakton masat që duhen marrë për përmirësimin e kushteve dhe ofrimin e shërbimeve cilësore në këtë sektor.

Vrau kushëririn me armë gjahu pas sherrit për tokën

Gjykata jep vendimin për Kastriot Hasallën

Subashi jep lajmin e mirë për qytetarët

Merr fund emergjenca mjedisore në Fier

Ja si pritet të jenë temperaturat përgjatë gushtit!

Sot termometri shënon 41 gradë në qarkun e Beratit

Zjarri i Karaburunit po i drejtohet banesave

Situatë alarmante në Dukat-Fushë

“Ferri” rikthehet në dielën

Temperaturat sot dhe nesër ulen me dy gradë