MENU
klinika

Në nder të Princit Philip

Mbretëresha Elizabeth nxjerr në treg pijen e preferuar të tij

10.05.2021 - 09:18

Mbretëresha Elizabeth lancoi birrën e prodhuar nga bimët e rritura në Sandringham në Norfolk, Angli.

Llogaria zyrtarë në “Twitter” e Sandringham ishte e para që e dha këtë lajm, duke e konsideruar birrën si një dhuratë për Ditën e Babait. Philip nuk flinte në darkë pa konsumuar një birrë, ndaj puna e parë me të cilën Elizabeth u angazhua ishte pikërisht kjo.

Nga mediat e huaja raportohet se janë hedhur në treg dy lloje të birrës. Bëhet e ditur se së fundmi, Pallati Buckingham tha për “People” se ishte vetë Mbretëresha Elizabeth, ajo e cila miratoi shitjen.

E para, një e hidhur tradicionale angleze e filtruar, e cila kushton 3.99 £ për shishe sipas “The Times”, dhe ka 4.3% ABV. E dyta është një IPA e artë që vjen pak më e fortë me 5% ABV.

Kujtojmë se pjesëtarët e familjes mbretërore i dhanë lamtumirën e fundit ditë më parë Princit Philip, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare. Në funeralin e tij ishte e pranishme Mbretëresha Elizabeth, së bashku me djalin e saj, Princin Charles, nipërit, William dhe Harry etj. Gjatë ceremonisë mbretëresha u shfaq mjaft e prekur, duke qenë se mbi 70 vite të jetës së saj i kaloi e martuar me Princin Philip.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Do nxjerrim në ankand veshjet e saj”

Babai i këngëtares së ndjerë lajmëron fansat