MENU
klinika

Pas vdekjes së Princit Philip

Mbretëresha ndryshon disa rregulla

13.05.2021 - 09:46

Pas vdekjes së Princit Philip, Mbretëresha ka bërë daljen e saj të parë. Ajo u shfaq në hapjen e Parlamentit ku dhe dha fjalimin e parë jashtë Kështjellës Winsdor. Zakonisht ajo shkonte atje me një karrocë, por këtë herë mbërriti me një limuzinë me 74 persona.

Ja detajet që e shoqëruan këtë eveniment:

– Ajo lexoi fjalimin e saj nga froni i Shtëpisë së Lordëve.

– Të gjithë mbajtën maska dhe nuk kishte roje për shkak të kufizimve nga pandemia.

– Në fjalimin 10-minutësh, Mbretëresha lexoi 30 ligje që ministrat synojnë të miratojnë vitin e ardhshëm, duke përfshirë faturat për infrastrukturën, forcat e armatosura, kujtë dhe sigurinë, strehimin dhe mjedisin.

Kujtojmë se pjesëtarët e familjes mbretërore i dhanë lamtumirën e fundit ditë më parë Princit Philip, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare. Në funeralin e tij ishte e pranishme Mbretëresha Elizabeth, së bashku me djalin e saj, Princin Charles, nipërit, William dhe Harry etj. Gjatë ceremonisë mbretëresha u shfaq mjaft e prekur, duke qenë se mbi 70 vite të jetës së saj i kaloi e martuar me Princin Philip.

Para pak ditësh, Mbretëresha Elizabeth lancoi birrën e prodhuar nga bimët e rritura në Sandringham në Norfolk, Angli në nder të bashkëshortit të ndjerë.

Llogaria zyrtarë në “Twitter” e Sandringham ishte e para që e dha këtë lajm, duke e konsideruar birrën si një dhuratë për Ditën e Babait. Philip nuk flinte në darkë pa konsumuar një birrë, ndaj puna e parë me të cilën Elizabeth u angazhua ishte pikërisht kjo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk arriti të mposhtë sëmundjen e rëndë

Adele humb njeriun e dashur