MENU
klinika

Fundi i një epoke

Microsoft pritet të mbyllë Internet Explorer

22.05.2021 - 10:46

Internet Explorer do të mbyllet pas më shumë se 26 vitesh. Shfletuesi i internetit do të mbyllet zyrtarisht më 15 qershor 2022, tha Microsoft. Dikur shfletuesi më i përdorur i internetit, Internet Explorer ka qenë në rënie për gati dy dekada.

Pjesa e tregut të shfletuesit ra në pragun e 50 përqindsh-it në 2010 dhe tani qëndron në rreth 5%, sipas NetMarketShare. Chrome nga Google është motori i kërkimit kryesor, duke kryesuar në treg me 69 përqind.

Në njoftim, Microsoft tha që Internet Explorer është i ngadaltë, nuk është më praktik ose në përputhje me shumë detyra moderne në internet, dhe është shumë më pak i sigurt se shfletuesit modernë.