MENU
klinika

Shtypi francez: Përkrahësi më i flaktë i shqipes

Mit’hat beu boton revistën “Diturija”

16.05.2021 - 14:09

         “Journal de Salonique” ka botuar, të martën e 19 janarit 1909, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me daljen në qarkullim të revistës “Diturija” e drejtuar asokohe nga Mit’hat Frashëri, që, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e sjell për publikun shqiptar:


“Ky është emri i një reviste mujore të shquar, në gjuhën shqipe, botimi i së cilës sapo ka filluar. Drejtimi i kësaj reviste interesante i është besuar Mit’hat beut, drejtorit të çështjeve politike.

Sot, mund të themi se Mit’hat beu është një nga përkrahësit më të flaktë të gjuhës shqipe. Ishte ai që me pseudonimin “Loumo Skendo  – Lumo Skëndo”, botoi për një kohë të gjatë një seri të tërë shënimesh, pjesë vargjesh, studime dhe pjesë të tjera letrare që u vlerësuan shumë nga njohësit.

Urimet tona më të mira, kolegut tonë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çmimi Kombëtar ‘’Lumo Skëndo’’

‘’Tregime të moçme shqiptare’’ nderohet me titull


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit