MENU
klinika

“Projektet e mëdha do fillojnë të lëvizin. Deri në gusht Shqipëria…”

Momenti që ndërpreu konferencën Rama-Varhelyi në Rinas

05.05.2021 - 09:30

Kryeministri Edi Rama mbajti sot në Rinas një konferencë të përbashkët me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, pas dozave të para të vaksinës anti-Covid që mbërritën mbrëmjen e djeshme nga mbështetja e Bashkimit Europian.

Teksa kujtoi ndihmat me të cilat BE i është gjendur pranë Shqipërisë që nga nisja e pandemisë, Komisioneri theksoi se dalja nga pandemia tani është prioritet.

Një moment që ka “ndërprerë” për disa sekonda konferencën ishte edhe ngritja e avionit të linjës turke, e cila bëri që komisioneri të ndërpriste fjalën dhe tha: “Do më falni një moment se kemi linjën ajrore të Turqisë”.

Varhelyi: Një ditë e mrekullueshme e sotmja për gjithë Ballkanin Perëndimor dhe për Shqipërinë. Jam vërtet shumë i kënaqur që kemi arritur në fund të këtij procesi që më ka sjellë këtu me dorëzimin e vaksinave.

Kemi punuar shumë që kjo gjë të bëhet realitet, s’ka qenë e lehtë por mendoj që po vijmë këtu në momentin e duhur, në një moment kyc, kur ne duhet të fillojmë të dalim nga kjo pandemi.

Dalja nga pandemia është gjë e mirë nëse promovojmë vaksinat e arrijmë ti kemi
për ne është prioritet që fqinjët të kenë vaksina, të bëhet vaksinimi e prandaj Ballkani Perëndimor është edhe më shumë i rëndësishëm, për ne mendoj që me këto vaksina do siguroni sektorion e shëndetësisë dhe grupet e cënueshme.

145 doza të vaksinës Pfizer që jo vetëm po i sjell këtu BE por edhe janë të tërësisht 100% të financuara nga BE.

Këto janë dhurim, donacion për ju nga ne, për tju treguar që ju keni rëndësi për ne, interesin e dashamirësinë. Një gjë tjëtër dua ta bëj të qartë që ne s’do kishim mundur ta bënim këtë pa miqtë tanë austriakë e qeverinë austriake.

Falënderoj qeverinë astriake e kancelarin ministrin e jashtëm që kanë bërë të pamundurën që kjo gjë të bëhej realitet, pa koordinimin e tyre kjo gjë s’do ishte arritur, ky bashkëpunim tregon dhe vlerën e skuadrës evropiane.

E kemi ndihmuar Shqipërinë prej gillimit të kësaj pandemie, jemi përpjekur me gjithcka kishim mundësi, me maska, respiratorë, apjisje mjekësore ambulanca, njësi të reanimacionit, për irësimin e spitaleve apo ndihmë financiare ekonomike apo makrofinacniare për buxhetin e shtetit.

Fjala e Ramës

Ndërkohë Kryeministri Rama nënvizoi në fjalën e tij se ishte “falë komisionerit në radhë të parë e KE që u rikthye si motor i solidaritetit jo vetëm për planet e rimëkëmbjes por edhe për vaksinimin e vendeve evropiane përfshirë në këtë rast 6 vendet e rajonit tonë”.

“Tani kanë mbërritur dozat e para e deri në gusht Shqipëria do marrë të gjithë pjesën e saj të akorduar të vaksinave”, u shpreh kryeministri.

“Me komisionerin diskutuam dhe për vazhdimësinë e planit të madh të investimeve, për Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria bën pjesë si aktore në këtë proces jemi shumë optimist që tani shumë gjëra janë vënë në vijë dhe projektet e mëdha do fillojnë të lëvizin në drejtimin e duhur me financimet e para”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN