MENU
klinika

Në moshën 45-vjeçare

Ndahet nga jeta ish-portieri i Barcelonës

22.05.2021 - 14:52

Një lajm i trishtë vjen nga Spanja. Është ndarë nga jeta në moshën 45 vjeçare ish-portieri i Barcelonës, Francesc Arnau. Lajmi u bë i ditur nga klubi spanjoll Real Ovideo ku Arnau punonte aktualisht si drejtor sportiv.

Shkaqet e vdekjes nuk bëhen të ditura teksa klubi spanjoll shpreh ngushëllimet për familjen e ish-portierit: “Drejtori ynë sportiv ka ndërruar jetë, na vjen keq për humbjen e tij dhe shoqërojmë familjen e tij në këtë moment të vështirë. Pusho në paqe”.

Në shenjë nderimi, Oviedo ka vendosur të shtyjë dhe ndeshjen e së dielës kundër Mirandes. Arnau ka mbrojtur portën e Barcelonës në vitet 1996-2001 duke fituar dhe një La Liga në sezonin 1998-99’ dhe një Kupë Mbreti me blaugranasit.