MENU
klinika

Vuçiç i bindur para takimit me Kurtin: Ne duam...

“Nuk do ta nënshkruaj njohjen e një Kosove të pavarur”

29.05.2021 - 11:47

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është shprehur i bindur se nuk do ta nënshkruajë njohjen e Kosovës.

Këtë deklaratë Vuçiç e ka bërë në mbledhjen e partisë së tij. Duke folur për dialogun, Vuçiç theksoi se është për kompromis me Kosovën, por ka shtuar se si president nuk do ta nënshkruaj njohjen e pavarësisë.

“Ne duam një kompromis, por unë nuk do të nënshkruaj njohjen e një Kosove të pavarur,” ka thënë Vuçiç.

Më tej, ai tha se Serbia duhet të marrë pjesë në negociatat e ndërmjetësuara nga Brukseli. Kjo deklaratë e Vuçiçit vjen para takimit me kryeministrin Albin Kurti që pritet të mbahet nga fundi i muajit qershor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!