MENU
klinika

Shqetësohet NASA

Objekti misterioz po lëvizë shumë shpejt në sistemin tonë solar

13.05.2021 - 09:31

Astronomët anembanë botës kanë vëmendjen kah një objekt i vogël, i cili po lëviz shumë shpejt në sistemin tonë solar.

A është kometë? Asteroid? NASA nuk është e sigurtë. Agjensia e hapësirës ende nuk e di se nga vie ky objekt, por  për shkak të sjelljes së tij jo të zakonshme, dyshon se nuk është prej sistemit tonë solar, transmeton Periskopi.

Nëse konfirmohet dyshimi i NASA-s, kjo agjensi thotë se “do të ishte objekti i parë i tillë që observohet dhe konfirmohet nga astronomët”.

Sidoqoftë, lajmi i mirë është se ky objekt, çfarëdo qoftë nuk është ndonjë kërcënim për tokën.

Ku po shkon ai? Shkencëtarët po mendojnë se objekti është rrugës për të dalur nga sistemi ynë solar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN