MENU
klinika

Patriote e vërtetë!

Para Eurovision-it, Anxhela publikon ‘foton e adhurueshme’

10.05.2021 - 09:20

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision” me këngën “Karma”. Ajo do të ngjitet në skenën e madhe në natën e dytë, në datë 20 maj dhe do të jetë e 11-ta në radhë për të kënduar. Në të njëjtën mbrëmje me të do të këndojnë edhe Greqia, Serbia, Bullgaria, Zvicra etj.

Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga nisja e festivalit ndërkombëtar të këngës, ajo ka treguar se është nisur për në Rotterdam, Hollandë, përmes një postimi në Instagram.

“Le të fillojë rrugëtimi”, ka shkruar Anxhela krahas fotos, ku shfaqet e ulur mbi valixhe teksa mban një flamur kuq e zi në dorë. Vihet re se në bluzë mban të shkruar titullin e këngës përfaqësuese “Karma”.

Para disa javësh ajo publikoi videoklipin zyrtar të këngës, që u prit shumë mirë nga publiku avropian. Anxhela bëri edhe disa ndryshime të vogla në krahasim me versionin e parë të këngës. Versioni final është akoma më i fuqishëm dhe u pëlqye më shumë nga fansat e festivalit, ndërsa Anxhela ka vendosur që këngën ta mbajë në gjuhën shqipe.

Anxhela bëri të ditur disa ditë më parë se do të bashkëpunojë me koreografen e njohur suedeze, Sacha Jean-Baptiste.

Sacha ka punuar për shfaqje të tilla skenike si “Ëarrior” të Nina Sublatti nga “Eurovision 2015” në Vjenë, shfaqjen ikonike të “Fuego” te Eleni Foureira nga “Eurovision 2018” në Lisbonë si dhe shfaqjen mahnitëse “Lovesave” të Iveta Mukuchayn nga Stockholm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN