MENU
klinika

Sali Mehmeti

Palestinezët vinin nga Egjeu dhe flisnin nje gjuhe Pellazgjike?

12.05.2021 - 16:09

Emërtimi “Palestina” ishte veçse gjeografik per pjesen ma te madhe te kohes.

Riperdorimi i saj ne shekullin e 20-te, vecmas mas Luftes se Pare Botnore, nuk shpreh ndonji realitet etnik. Rrjedhimisht, ata arabë që jetonin ne tokat qe do te administroheshin nga autoritetet britanike nuk e quenin veten dhe as nuk quheshin prej te tjereve palestineze. Nuk ka kurrfare indikacioni ne natyren e proves qe populllatat arabofone te lidhen me kulturat e mocme te Kananit, e aq me pak me ato shkulme veriore qe pasuan shekujt e periudhes se Bronzit e qe quhen konvencionalisht “Sea Peoples”.

Bahet fjale per nji melanzh tribush migratore, nji lloj “wölkerwanderung”-i shekullor, qe pershkoi anen lindore te botes mesdhetare. Dhe nji nga shume hamendesimet e ngrituna ne mjediset shkollare ka qene edhe ideja qe filistinet/pilistinet te kene pasur origjine paleo-Ballkanike. Glotologe e filologe jo te pakte e jo te parandesishem, si Milan Budimiri e G. Bonfante, shestonin nji prejardhje me gjasme nga areali ilir: si indikacione merrnin faktin qe forma e vjeter e hidronimit Strymon (sot lumi Struma ne kufinin Maqedoni-Bullgari) ishte Παλαιστῖνος (Palaistinos) apo edhe toponimi ne Epir Παλαιστή/Palaiste (Palasa e sotme).

Metime te tilla gjen edhe sot nga profesore e akademike goxha serioz ne Tel Aviv e universitete hebreje, porse kjo nuk ngre kandar per realitetet e mavonshme ne skajet lindore te Mesdheut. Edhe sikur filistinet te kene pas dicka ballanike, ishin tributë hebreje ato qe do ta percaktonin vendimtarisht kompozicionin etnogjuhesor te Kananit.

Gjuhet qe jane fole ne keto treva ishin hebraishtja, aramaikishtja e, ma vone, edhe helenishtja koine qe u perzie me idiomat lokale (ne kete helenishte u ngjiz edhe vete Testamenti i Ri), njisoj sic galielasit e Jezusit ishin fluent sa ne aramaikishten e tyne, po aq edhe ne helenishten e Judese.

Per prani arabe ne keto terthore mundet me u fole vec mas shekullit te 7-te kur invazoret arabe nisen kampanjat pushtuese andej e kendej, e bash ky asht momenti kur studiuesit flasin per arabizim te popullsive native te Kananit.