MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 31

Paqe në Shkodër, Partizani merr kreun i vetëm

03.05.2021 - 18:59

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të Javës 31 në Kategorinë Superiore. Dhe sërish kemi një kryesues të ri, Partizani, me ndryshimin që kësaj here është i vetëm që prin, pavarësisht se ndjekësit janë shumë afër.

Vllaznia dhe Teuta u ndanë në barazim 0-0 në Shkodër, rezultat që u leverdiste të kuqve, që fituan 1-0 përballë Apolonisë. Për Partizanin shënoi Jasir Asani në minutën e 76-të.

Një fitore disi e vuajtur në pamje të parë për të kuqtë e Ilir Dajës, pork jo ndoshta ndikuar edhe fati dhe niveli i kundërshtarit, që vetëm u mbrojt. Gjithsesi, në këtë stacion të garës vlerë kanë 3 pikët. Partizani udhëton në Korcë në fundjavë për t’u ndeshur me Skënderbeun.

Në Shkodër ndeshja ishte shumë e luftuar. Kuqeblutë bënë volum të madh loje, por goli nuk doli në dritë. Në fundin e pjesës së parë madje vendasit goditën edhe shtyllën. Një pikë që duket se vlen pak më shumë për Teutën që ishte udhëtuese. Në javën e ardhshme, Vllaznia do të përballet me Kukësin në transfertë, ndërsa Teuta pret Bylis.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN