MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 31

Tirana ndalet në Ballsh, Skënderbeu bën mrekullinë

02.05.2021 - 16:58

Rezultate surprizë në dy ndeshjet e para të javës së 31-të të Kategorisë Superiore në futboll. Tirana është ndalur në Ballsh ndaj Bylis në 0-0 dhe humb terren shumë për titullin, por mbetet në luftë për një vend në Europë.

Ajo që spikati sot ishte fitorja 2-0 e Skënderbeut në Kamëz ndaj Kastriotit. Duke llogaritur edhe barazimin e Bylisit, lufta për mbijetesë është më e hapur se kurrë mes 3 skuadrave, Kastrioti, Bylis dhe Skënderbeu, pasi Apolonia vetëm ndonjë mrekulli e shpëton nga rënia.

Në Ballsh, ai rast i Seferit në minutën e 23-të mund të sillte fitoren e bardhebluve. I gjendur mes dy zgjedhjeve, të godasë apo të shërbejë për shokun e skuadrës në pozicion për gol, sulmuesi i Tiranës i beson vetes së tij, por në fund nuk ka mundur të tundë rrjetën.

Ndërkohë, në Krujë, është ndezur lufta për mbijetesë. Victor tundi rrjetën në minutën e 67, ndërsa Vangjeli në të 95-tën, duke thyer kështu Kastriotin. Nga zona e tyre e komfortit, tashmë krutanët rrezikojnë të bien direkt nga kategoria, teksa diferencat me Bylisin dhe Skënderbeun janë shkurtuar ndjeshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN