MENU
klinika

Kategoria e Parë

Egnatia rikthehet në Superligë pas 16 vitesh

02.05.2021 - 16:16

Ndoshta është një surprizë për këtë sezon, por Egnatia vitin tjetër do të luajë në Kategorinë Superiore. Rrogozhinasit edhe matematikisht siguruan ngjitjen pas plot 16 viteve.

Egnatia mposhti ditën e sotme minimalisht 1-0 Besën e Kavajës, duke shkuar në kuotën e 43 pikëve, ndërkohë që kanë mbetur edhe dy javë dhe diferenca me Tomorin e vendit të dytë është 9 pikë.

Këta të fundit barazuan 2-2 ndaj Pogradecit në transfertë, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare. Canka i dha 1 pikë beratasve me dopietën e tij, teksa tashmë e shikojnë veten ne vendin e dytë në kuotën  e 34 pikëve, 4 më shumë se ndjekësit e Pogradecit.

GRUPI B, PLAY-OFF

EGNATIA-BESA 1-0

Magani 41′

POGRADECI-TOMORI 2-2

Dragoi 45′, Tako 92’/ Canka 4′, 55′

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN