MENU
klinika

Shefja e misionit të Heksinkut në Beograd

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve/ Sonja Biserko viziton Medvegjën

14.05.2021 - 11:00

Sonja Biserko, shefja e misionit të Heksinkut në Beograd, ka vizituar Komunën e Medvegjës  gjatë ditës së djeshme. 

Këtë e ka bërë të ditur organizata joqeveritar AEFDS, me një postim në faqen e tyre në rrjetin social Facebook.

Vizita kishte për synim marrjen e përshtypjeve të njerëzve që jetojnë në Medvegjë, me qëllim të hartimit të një raporti sa më të detajuar mbi gjendjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, si edhe sugjerimeve për ndryshim të gjendjes dhe përmirësim të pozitës së shqiptarëve.

Temë kryesore padyshim ishte pasivizimi i adresave te shqiptarëve në këtë komunë.

Postimi i plotë:
I lumtur që më në fund, figura e njohur e shoqërisë civile, ndërgjegja kritike e Serbisë, aktivistja Sonja Biserko, shefe e misionit te Helsinkut ne Beograd, e shoqeruar nga znj. Isabela Kisiq drejtoreshe ekzekutive, znj. Jelena Krstiq drejtuese e programit dhe Bashkim Fazliu, pranoi ftesën tonë dhe të AFEDS, për të vizituar Medvegjën dhe per tu njohur me problemet tona.
Në disa orë të qëndrimit të saj në mjediset e AFEDS, mysafirët nga Beogradi degjuan dëshmi konkrete të qytetarëve tanë që kanë humbur të drejta themelore, per shkak të procesit të pasivizimit të adresave. Miqtë e mi, nga shoqeria civile e 3 komunave, i njohën aktivistët serbe me diskriminimin konkret të shqiptarëve. Fehmi Beha, Kujtim Sadriu, Bajram Mustafa, Kushtrim Hajvazi, Fadil Mustafa.
Me interesimin e zonjës Biserko, iu tregova mjediset e fabrikës moderne ku ofrohet mundësi jetese dhe pune dinjitoze duke ndejtur pranë tokës së tyre dhjetera shqiptarëve.
Raporti që do përgatisin zonjat në fjalë, do të shërbejë si provë e fuqishme dhe e besueshme e denoncimeve tona. Procesi i mbrojtjes së të drejtave tona, i ndalimit të shpopullimit të shqiptarëve, do të vijojë fuqishëm.
May be an image of 4 people, people standing and indoor
May be an image of 2 people and indoor
May be an image of 1 person and indoor