MENU
klinika

Dosja në KQZ/ “Komisionerët tanë u kërcënuan”

PD tregon emrat: Këta janë pjesëtarët e grupeve kriminale që u përfshinë në zgjedhje

09.05.2021 - 14:58

Në dosjet voluminoze që Partia Demokratike ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar përsëritjen e procesit të votimit, përfshihet edhe Qarku i Elbasanit.

Teksa e konsideron një nga qarqet më problematike lidhur me sigurinë dhe rendin publik, PD thekson se Qarku kontrollohet nga bandat. PD përmend edhe listën e kandidatëve për deputetë atje, ku midis të tjerësh është edhe shtetasi Klevis Xhoxhi, “nipi i gruas së kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, i cili mbështetet fuqishëm nga grupi kriminal i Suel Çelës”. Midis emrave të përmendur nga PD është edhe kandidati për deputet, tanimë i zgjedhur Saimir Hasalla, dhëndri i ish-deputetit Aqif Rakipi, i cili “mbështet fort nga grupi kriminal i Ardian Rakipit, që është vëllai i Aqif Rakipit. Ardian Rakipi është ndër trafikantët më të fuqishëm të drogave të forta dhe jo vetëm në vend, me aktivitet në Holandë, Itali dhe Angli”, thuhet në dokumentin e PD depozituar në KQZ.

Më tej thuhet se në këtë qark, rastet e shitblerjes së votës dhe shkeljet e tjera flagrante të ligjit janë të shumta, ndërsa për periudhën mars-prill janë depozituar 50 kallëzime penale në SPAK dhe 130 kallëzime në prokuroritë e rretheve. “Ndër 50 kallëzimet e depozituara në SPAK, 30 prej tyre kanë të bëjnë me raste flagrante të shitblerjes së votës nga drejtues e përfaqësues apo mbështetës të Partisë Socialiste”, thuhet më tej.

Demokratët pretendojnë se në këtë qark, kandidatët socialistë kanë ngritur një infrastrukturë kriminale që cenon standardet e zgjedhjeve. “Nga informacioni dhe të dhënat e mbledhura nga strukturat e Partisë Demokratike është vërejtur një rritje e aktivitetit kriminal në Qarkun e Elbasanit, i cili konsiston kryesisht në kërcënimin e strukturave të Partisë Demokratike nga eksponentë të krimit të organizuar, blerjen e votave kundrejt shumave të caktuara me vlera monetare, premtimeve për punësim nga ana e eksponentëve të Partisë Socialiste që operojnë në Qarkun e Elbasanit, kanisje për largime nga puna, mbledhje e mjeteve identifikuese”, thuhet më tej.

PD përmend edhe emrat konkretë që sipas saj janë përfshirë në këto veprimtari.

“Shtetasi Suel Çela, shtetasi Klemend Xhaferri, Marsel Agron Rroka, Gëzim Rusi, Ernaldo Metaj, Ernest Skilja, Mehmet Greca, janë angazhuar në veprime penguese përmes kanosjes, dhunës apo çdo mënyrë tjetër ndaj subjekteve zgjedhore në mënyrë që këto të fundit të zhvillojnë veprimtarinë e tyre në përputhje me ligjin gjatë fushatës zgjedhore”, thuhet më tej.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga koronavirusi, Gjykata Kushtetuese tek vrasja e të riut!

Zëri i Amerikës: Ngjarjet që lanë shenjë përgjatë 2020