MENU
klinika

Miliarda euro dëmshpërblim

Pohon gjenocidin në Namibi, Gjermania

28.05.2021 - 14:18

        Për herë të parë, Gjermania bën të ditur se ka kryer “gjenocid” kundër popullatave Herero dhe Namas në Namibi, gjatë epokës koloniale. Kundrejt kësaj, do të  dhurojë 1,1 miliardë euro në ndihmë të zhvillimit për vendin afrikan.

“Ne do t’i kualifikojmë zyrtarisht këto ngjarje, për ato që janë nga perspektiva e sotme: gjenocidi”, – u shpreh ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas gjatë një deklarate, duke përshëndetur përfundimin e “marrëveshjes” me Namibinë, pas më shumë se pesë vjet negociatash të vështira, mbi ngjarjet që u zhvilluan në Afrikën Jugperëndimore kolonizuar nga Gjermania, mes viteve 1884 – 1915.

Kolonët gjermanë vranë dhjetëra-mijëra nga popujt Hereros dhe Namas, gjatë masakrave të viteve 1904 – 1908, të konsideruara nga shumë historianë, si gjenocidi i parë i shekullit XX.

“Në dritën e përgjegjësisë historike dhe morale nga ana e Gjermanisë, do t’u kërkojmë falje Namibisë dhe pasardhësve të viktimave, për mizoritë e kryera. Në një gjest të njohjes së vuajtjeve të mëdha të shkaktuara viktimave, vendi evropian do të mbështesë rindërtimin dhe zhvillimin në Namibi, përmes një programi financiar prej 1,1 miliardë eurosh”, – shtoi ai.

Aty thuhet se, kjo nuk është një bazë ligjore për kompensim dhe se një njohje e tillë, nuk i hap rrugën asnjë kërkese ligjore për kompensim. Kjo shumë do të paguhet për një periudhë 30-vjeçare, sipas burimeve pranë negociatave dhe kryesisht, do të përfitojnë pasardhësit e viktimave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë ndodhi në kampin e Tepelenës?

“Enveri do na çonte në Siberi!”

Bedri Islami: Të fajësosh viktimën e të pastrosh krimin është mëkat

“Gjysma e Kosovës u dogj, qindra u torturuan…askush nuk u përgjigj!”