MENU
klinika

Prishtina e marsit... 1981!

Pranvera që ndryshoi historinë e Kosovës

18.05.2021 - 12:01

        “Vullkani i Kosovës” është ekspozita çelur në Tiranë, nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, në 40-vjetorin e demonstratës së pranverës të vitit 1981 në Prishtinë, të cilësuara si një moment kyç në historinë e Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido, tha në hapjen e ekspozitës se “kjo është një ekspozitë shumë e rëndësishme e organizuar nga ASHAK-së, që vendosi ta sjellë edhe në Tiranë, si një mundësi që edhe shqiptarët të kenë një qasje ndaj dokumenteve, gazetave të kohës të një prej momenteve më të rëndësishme të historisë sonë bashkohore. Ato rindezën aspiratën kombëtare të ëndrrës që do të realizohej pas 3 dekadash, Pavarësia e Kosovës”.

I pranishëm në ceremoninë çelëse të ekspozitës, historiani Paskal Milo, ndan atë që ndodhte në Tiranën e vitit 1981, lidhur me këtë moment historik.

Prof. Paskal Milo u shpreh se “kam qenë bashkohës në Tiranë, pedagog në universitet dhe si ligjërues i historisë së vendeve të Ballkanit, rrjedhimisht edhe historisë së Kosovës. Politikisht në atë kohë, Shqipëria u angazhuara e gjitha dhe kam parasysh si opinionin publik, por edhe çdo gjë tjetër, shtypi i kohës, por edhe takimeve, mbledhjeve për të shprehur solidaritetin me studentët e Kosovës. Është një ngjarje e madhe në historinë e Kosovës, një pikë kthese. Dhe jo vetëm për të, por edhe për ish-Jugosllavinë”.

Prej 11 Marsit ekspozita që u çel në nisje në Prishtinë, nisi të rrugëtojë në disa qytete të Kosovës.

Bedri Zyberaj, Kryeshef i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, tha se “në nisje, kjo ekspozitë që shënon këtë jubile u hap pikërisht në mensën e studentëve, aty ku nisi gjithçka, më 11 mars të vitit 1981. Protesta e studentëve në nisje kishte karakter më tepër social, por ajo brenda pak ditësh u rrit, pasi më 26 Mars të po atij viti, studentët nga qendra e tyre, dolën rrugëve të Prishtinës dhe ftuan e më pas, iu bashkuan një pjesë e mirë e rinisë shkollore të asaj kohe”.

Deri më 20 maj, ekspozita e rrallë ju pret në hyrjen kryesore. në Pazarin e Ri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga SHBA-ja tek Zvicra e Australia

‘Vatrat’ arbëreshe nëpër botë


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit