MENU
klinika

Merkatoja spanjolle

Projektohet shkëmbimi Joao Felix-Griezmann

20.05.2021 - 15:09

Shkëmbimi i futbollistëve pritet të jetë shumë i zakonshëm në merkaton e kësaj vere në të gjithë Europën për shkak të vështirësive ekonomike që klubet e mëdha kanë për shkak të pandemisë.

Një prej skuadrave që po e bazon planin në këtë spektër është Barcelona. Gjiganti spanjoll kërkon gjak të ri në skuadër, me Joao Felix që pëlqehet së tepërmi nga trajneri Ronald Koeman.

Për të lënë të lirë sulmuesin, Atletico Madrid kërkon shumë, rreth 100 milionë euro, shifër që Barcelona nuk është e gatshme ta paguajë. Kjo ka detyruar presidentin Laporta që të mendojë shkëmbimin me një prej futbollistëve aktual të katalanasve dhe i sakrifikuari duket të jetë Antoine Griezmann.

Francezi i mbërritur në “Camp Nou” pikërisht nga Los Colcheoneros nuk ka bindur ende drejtuesit katalanas që janë gati ta rikthejnë andej nga erdhi. Në këmbim duan Felix, 9 vite më i ri dhe shumë më pak i paguar se Griezmann.

Një shkëmbim kokë më kokë mes dy futbollistëve, me Barcelonën që përfiton financiarisht, ndërsa Atletico në aspektin sportiv për shkak se eksperienca e Griezmann do shërbejë shumë për skuadrën e Simeone, që është fare pranë fitimit të titullit të La Liga.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN