Me 14 vota pro, një kundër dhe asnjë abstenim, mazhoranca ka miratuar në Komisionin e Ligjeve raportin për ngritjen e një Komisioni Hetimor me qëllim shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Në përfundim të mbledhjes, kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja deklaroi: “Vendosim ti propozojmë Kuvendit të Shqipërisë ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar shkeljet e kushtetutës nga ana e presidentit të Repubilikës”.
I vetmi anëtar i Komisionit të Ligjeve që votoi kundër ngritjes së Komisionit Hetimor për presidentin ishte Adriatik Alimadhi.
“E bashkoj votën time dhe ju ftoj që këtë raport të Komisionit të Ligjeve. Që ti propozojmë Kuvendit miratimin e këtij raporti duke propozuar ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar të gjitha këto shkelje të natyrës kushtetuese. Nëse ky komision hetimor do të konstatojë nëse në të gjithë veprimtarinë e presidentit ka shkelje të rëndë të Kushtetutës ti propozojë Kuvendit shkarkimin e Presidentit të Republikës”, tha Manja.