MENU
klinika

Kupa e Francës

PSG mposht Monaco dhe merr trofeun e dytë sezonal

19.05.2021 - 23:28

Pasi mori Kupën e Ligës, PSG triumfon edhe në Kupën e Francës, pasi mposhti në finale 2-0 Monaco. Trofeu i dytë sezonal për parizienët, që në fundjavë shpresojnë të marrin edhe titullin, edhe pse nuk është në dorën e tyre, pasi Lille është një pikë para.

PSG e ngre këtë trofe për herë të 14-të, një rekord në këtë kompeticion. Nga një gol për pjesë, me Icardi dhe Mbappe, pa Neymar, skuadra e Pochettino nuk fal Monacon e Kovac dhe bën trofeun të vetin.

Për skuadrën pariziene, kupa e parë u fitua në vitin 1982. Më saktë janë këto vitet ku triumfuan parizienët: 1982, 1983, 1993, 1995, 1998, 2004, 2006, 2010, 2015, 2016, 2017, 2018, 2020 and 2021. Vetëm në vitin 2019 është prishur regullsia që nga viti 2015.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Braziliani mposht Mbappe me shokë

Neymar super kosh nga mesi i fushës