Prestigjozia britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull gjyshërve të artisteve shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, pasi së fundmi po qarkullon në rrjet një imazh i tyre teksa shijojnë një kafe në vitet 1960.
Këtë foto e ka postuar edhe Dukagjin Lipa, ku duken se gjyshi i Ritës, Besim Sahatçiu, një regjisor filmi dhe gjyshi i Duas, Seit Lita, një historian dhe intelektual, ulen së bashku duke pirë.
“Babai im, Seit Lipa dhe z. Besim Sahatçiu. Gjyshërit e Dua Lipës dhe Rita Orës duke pirë një pije në qytetin e viteve 1960 në Pejë”, ka shkruar krahas fotos Dukagjin Lipa, babai i Duas.
Fansat nuk kanë ngurruar dhe menjëherë kanë bërë krahasime mes tyre, duke u mahnitur me ngjashmëritë që ato kanë me gjyshërit e tyre.
Gjyshit i Ritës, Besimi, i cili ndërroi jetë në vitin 2005, ishte shumë i respektuar në fushën e tij dhe në 2018, Ministria e Kulturës e nderoi pas vdekjes me një çmim për Arritjet e Jetës në Kinematografi. Atë vit, një rrugë në qytetin e Prishtinës u emërua në emrin e tij.
Nga ana tjetër, Seit, gjyshi i Duas ndërroi jetë në vitin 1999 dhe ishte i njohur në fushën e tij, duke vepruar si udhëheqës i Institutit Kosovar të Historisë nga 1990 deri në 1995.
Kujtojmë se së fundmi Bebe Rexha ka treguar se ka dëshiruar prej kohësh që të realizohet një bashkëpunim me Duan dhe Ritës, por planet janë shkatërruar për shkak të dy artisteve.
“Kam tentuar vërtetë. Nuk e di realisht se çfarë po ndodh mes tyre apo çfarë historie ka. Gjithmonë kam tentuar të ruajë paqen dhe t’i bashkoj vajzat. Për mua, do të doja shumë që të bënim diçka bashkë, por nuk jam e sigurt se do të ndodhë ndonjëherë. Dhe nuk do të them më gjë për këtë.
Është e çuditshme, sepse unë e di se çdo të thotë të jesh vajzë dhe ndonjëherë ne mund të bëhemi shumë konkurruese. Nuk po flas vetëm për veten, Duan, Ritën apo Avan, por flas për gjithë femrat në përgjithësi. Nuk ka shumë vajza në industri. Është e trishtueshme që ka një konkurrencë të pashprehur. Do të doja shumë që të ndodhte, sepse unë i njoh të gjitha këto vajza personalisht dhe janë të gjitha të mrekullueshme”, është shprehur Bebe për “The Sun”.
Me vitet marrëdhënia mes Duas dhe Ritës është përkeqësuar aq shumë sa vajzat nuk dëshirojnë as të shihen me njëra-tjetrën në evente të përbashkëta.