MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Reumatizma, si ta trajtojmë në mënyrë natyrale

29.05.2021 - 09:41

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Reumatizma, si ta trajtojmë në mënyrë natyrale

Mjeku: Ekzistojnë lloje të ndryshme reumatizmash.

Ushqimet që duhen preferuar:

Të gjitha llojet e peshqve të pasura me acide omega 3: salmoni, sardelet, skumbrijet, accugat. Gjithashtu qershi, ananas, shalqi, nespulla, mandarina.

Ushqimet që duhen kufizuar:

Mishi i kuq, frutat e thata, bishtajat e thata, pijet alkoolike, kafja.

Fitoterapia:

-Lëng qershie dhe ribes të zeza: 150 gramë nga të dyja frutat. Pihet në mëngjes

-Valim me hithra, gram, alte, sherebelë: vendosni prej secilës nga bimët 10 gramë gjethe në një litër ujë: ziejeni për 5 minuta. Pihet gjatë ditës.

-Kataplazmë me gjethe të freskëta rrodheje dhe lakre: thërrmoni 100 gramë gjethe të freskëta të bimëve të mësipërme dhe përdorini për 20 minuta mbi pjesën e dhimbshme.

-Banjë me qitra, mëllagë e lule shtogu: në tre litra ujë zieni për 20 minuta 100 gramë gjethe qitroje, 150 gramë gjethe mëllage, 300 gramë gjethe lule shtogu. Pas kullimit derdheni preparatin në vaskën e banjës të mbushur me ujë të vakët.

-Vaj dafine: zbusni 30 gramë gjethe të thata dafine në 60 mililitër alkool të mirëfilltë; një ditë më vonë solucionin e përftuar bashkojeni me gjysmë litri vaj ulliri. Pasi e keni zier në banjëmari për tri orë, filtrojeni dhe mbajeni në një vazo qeramike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.