MENU
klinika

Heroi i dy botëve

Rilindja nën gjurmët e Garibaldit

24.05.2021 - 12:44

        Rilindja shqiptare do të shihte te Rigorxhimentoja italiane, shembullin frymëzues për çlirim kombëtar të Shqipërisë së robëruar.

Me 24 maj të vitit 1860, Arbëreshët në “Piana degli Albanesi” shkruan me gjak, një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë së lavdishme të Risorgimento-s (luftës për lirinë dhe bashkimin e Italisë).

161 vjet më parë, ata pritën Xhuzepe Garibaldin, udhëheqësin legjendar të luftrave për liri të popujve të robëruar, i cili, arriti me luftëtarët e tij dhe me udhërrëfyesin arbëresh Nino Petën.

Këtu ai bujti në shtëpinë arbëreshe dhe përgatiti planin për çlirimin përfundimtar të Palermos. Kjo do të ishte beteja më e madhe e Garibaldit, që vazhdoi tri ditë dhe që Frederik Engelsi, do ta cilësonte si “ndërmarrjen më të mahnitshme të shekullit tonë.”

Fitorja historike e kryengritjes së Palermos u kurorëzua me formimin e qeverisë revolucionare të Siçilisë nga Garibaldi, ku u përfshi si ministër i brendshëm dhe Françesko Krispi.

Giuseppe Garibaldi u lind në Nicë më 4 korrik 1807, vdiq në ishullin Caprera, më 2 qershor 1882, revolucionar dhe luftëtar për lirinë dhe bashkimin e Italisë.

Në rini ishte marinar, ndërsa deri sa shërbeu në ushtri në Marinën e Sardenjës (1833 – 1834) ishte nën ndikimin e Giuseppea Mazzinija, kreu i nacionalizmit italian, dhe u bë anëtarë i Shoqërisë së “Italia e Re”. Pas dështoi rebelimi i armatosur në Savojës në 1834. kur është dënuar me dënimin me vdekje ik në Amerikën e Jugut, ku luftoi për pavarësinë e Brazilit. Ai mori pjesë në luftën Uruguaian-Argjentinë në anën e Uruguait. Në fillim udhëhoqi marinën uruguaiane ndërsa më vonë që më vonë u bë komandant në Legjionin italiane të Montevideos. Në këto lufta fitoi famë botërore.

Kthehet në atdheun e tij në prill 1848 për të marrë pjesë në luftën për pavarësinë e Italisë dhe në luftën kundër Austrisë. Luftoi kundër austriakëve në Milano dhe atyre frënge në Romë në 1849. Republikës së Romës i solli atij famë kombëtare. Megjithatë në vitin 1849 në Romë u bind për t’u tërhequr nëpër Italinë qendrore. Gjatë tërheqjes, u vra Anita – gruaja dhe bashkëluftëtarja e tij. Pas rënies së Republikës së Romës i erdhi në ndihmë Venedikut me 4,000 vullnetarë. Megjithatë, monarkët e arrestuan dhe e deportuan. Garibaldi e shpartalloi ushtrinë e vet dhe kërkoi strehim në Afrikën Veriore, mandej në ShBA e më pas, në Peru.

Si hero i dy botëve, siç e kanë quajtur, nuk ka mundur të kthehet në Itali, deri në vitin 1854.

Ne vitin 1854 i ndihmoi Piedmontit në luftën kundër Austrisë, duke i udhëhequr njësitë vullnetare. Në këto luftëra forcat e tij okupuan vendbanimet Varese dhe Comon. Në maj të 1860, Garibaldi arrin një ndër sukseset e tij më legjendare duke marrë nën sundim Siçilinë dhe Napolin.

Fakte

Luftëtarë, ja çfarë ju afroj atyre që duan të më ndjekin pas: uri, të ftohtë, mungesë strehe, mungesë municioni, por gjithnjë syhapur në beteja dhe pa gjumë, marshime të gjata dhe përleshje me bajoneta. Tani kush e do atdhenë, le të më ndjekë pas. Kësaj thirrjeje iu drejtuan katër mijë vullnetarë, që ndoqën heroin e tyre.

 Garibaldi kishte shumë vesh për muzikë. Kur ishte ende i ri përtej Varos, që ndan kufirin me Francën ra në duart e xhandarëve francezë. Gjatë kohës së arrestit këndoi me pasion një këngë të bukur të kohës, sa xhandarët u kënaqën shumë prej tij dhe e liruan. Në moshën pesëdhjetëvjeçare, në vitin 1859, kur po e ndiqnin nga afër trupat e Urbanit ai u ndal natën në mes të pyllit për të dëgjuar këngën e bilbilit.

Garibaldi e punonte tokën vetë. Ishte bujk dhe këtë e punonte me krenari; kjo shënohet qartë edhe në regjistrin themeltar të gjendjes civile. – Në ditarin e Garibaldit, që mbante kur ishte në Kaprera, veç të tjerave gjenden edhe këto shënime: “Lindi një viç”, “Plehërova bathët”, “Roisin bletët” etj.

Garibaldi ishte mjeshtër si rrobaqepës. Kur ishte në Kaprera ai ushtronte këtë mjeshtëri dhe dëfrehej duke shkruar vjersha.