MENU
klinika

KAS pritet të shpallë vendimin sot

Sa raste të dyshimta për votim të shumëfishtë ka në Gjirokastër?

18.05.2021 - 09:22

Prova që ju pranua Partisë Demokratike për qarkun e Gjirokastrës që pritet të jepet sot vendimi përmbyllës nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, i është vënë në dispozicion këtij subjekti zgjedhor informacioni i kërkuar për kryqëzimin e të dhënave të pajisjeve të identifikimit elektronik.

Gazetarja Kristi Gongo ka zbuluar se në shkresën e firmosur nga nënkomisionerja e KQZ, Lealba Pelinku se rastet e dyshimta për votim të shumëfishtë në qarkun e Gjirokastrës janë 73, ku 12 shenja gishtërinjsh kanë qenë për 70 zgjedhës.

Ndërsa ka pasur 2 raste që i njëjti person është identifikuar dy herë në qendra votimi të ndryshme.