Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Shkodrës. Një 25 vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri kallashnikov. Policia bën me dije se viktima është shtetasi Emiljan Ndou. Për ngjarjen ka përfunduar në pranga një 47 vjeçar i quajtur Mark Kodra.
Autori i dyshuar i krimit, Mark Kodra, ka qëlluar viktimën me automatik kallashnikov, pasi pretendon se 25-vjeçari kishte kohë që e mundonte.
“Nuk e durova më. Ma kishte sjellë te hunda”, ka deklaruar autori në momentin e arrestimit nga policia e Shkodrës. Mësohet se në fjalët e para për policinë, autori i dyshuar ka deklaruar se viktima para se ta vriste i ka kaluar me nje motor përpara shtëpisë, duke bërë shumë zhurmë.
47-vjeçari, ka treguar se në atë moment ka marrë armën dhe ka dalë nga banesa si dhe ka qëlluar në drejtim të Emiljano Ndout, duke e lënë të vdekur në vend.
Nga të njëjtat burime, dyshohet se më përpara viktima ka ngacmuar vajzat e shtetasit Mark Ndou, dhe se palët edhe më përpara kanë debatuar për këtë çështje.
Familjarët e autorit të dyshuar deklaruan se 47-vjeçari, ka menduar se 25-vjeçari nuk ka vdekur ndaj është futur sërish në banesë. Gjithashtu, tregohet nga burimet, se autori ka qëndruar në shtëpi pas vrasjes dhe pranë vetes, afër divanit mbante armë me të cilën kreu vrasjen, duke mos tentuar të fshihet.
Është bërë me dije se në momentin kur ka mbërritur policia, autori nuk e ka pranuar krimin, duke u shfaqur i qetë.
Ngjarja
Sipas njoftimit të policisë, theksohet se është sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov, me të cilën dyshohet se autori kreu krimin. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.