MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ndikon stresi në sindromën e zorrës së irrituar?

24.05.2021 - 09:01

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ndikon stresi në sindromën e zorrës së irrituar?

Mjeku: Stresi, ndjesia mendore ose emocionale e rënduar, shqetësimi, nervozizmi, ose mbilodhja, mund të stimulojnë spazma (tkurrje) të zorrës tek njerëzit me SZI. Zorra e trashë ka shumë nerva të cilat lidhen me trurin. Njësoj si zemra dhe mushkëritë edhe zorra kontrollohet pjesërisht nga sistemi nervor autonom i cili i përgjigjet stresit. Këto nerva kontrollojnë kontraksionet (lëvizjet) normale të zorrës dhe shkaktojnë dhimbje barku në periudha stresi. Njerëzit zakonisht përjetojnë krampe (dhimbje barku) kur ndihen të stresuar ose të mërzitur. Tek njerëzit me SZI, zorra mund të mbipërgjigjet qoftë edhe në streset sado të lehta.

Disa fakte sugjerojnë që SZI influencohet nga sistemi autoimun, i cili lufton infeksionet në trup. Sistemi imun është i influencuar nga stresi. Mbi të gjitha këto arsye, menaxhimi i stresit është pjesa me e rëndësishme për trajtimin e SZI-së.

Mundësitë për menaxhimin e stresit përfshijnë:
* Pakësimi i stresit, stërvitja dhe terapitë relaksuese siç është meditimi.
* Këshillimi dhe mbështetja.
* Ushtrimi i rregullt siç është ecja ose joga.
* Ndryshimet e situatave stresprodhuese në jetën tuaj.
* Gjumi i mjaftueshëm.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.