MENU
klinika

Dhunimi i qytetarit

Skandali në Fieri, flasin mjekët: Audio e manipuluar…

28.05.2021 - 12:32

Mjekët e spitalit të Fierit kanë dalë sot në protestë në mbrojtje të kolegëve të tyre, të cilët u denoncuan për dhunë në një emision investigativ nga një qytetar.

Ata u shprehen se audioja e publikuar në media është e manipuluar, ndërsa njëri prej tyre tregon momentet kur ka hyrë dhe ka parë qytetarin që bërtiste. Sipas tyre nëse kolegët do të pezullohen nga detyra do të japin dorëheqjen.

“Unë si mjeku më i vjetër, prej 38 vitesh pune nuk jam përfolur për dhunë psikologjike dhe fizike. Nuk u kujtova tani unë që jam në prag të pensionit për dhunë fizike. Përmendem: O Luli të njoha. Unë vajta pothuajse në fund të ngjarjes sepse dëgjova ulërima. Kur u futa brenda po ulërinte Arditi. I thashë çfarë ke, qetësohu?  Ngaqë ai nuk më ktheu përgjigje  unë nuk fola më. Kolegët e mi po e mbanin, më pas erdhi policia. Kur u ngrit në këmbë ai tha: Luli të njoha, je çuni i lagjes. Policia erdhi menjëherë dhe e mori. Unë kaq pashë që ai përpiqej të shpëtonte dhe ishte i axhituar”

“Ju bëj thirrje ju si media që të sensibilizoni prokurorinë, sepse audio është e manipuluar”, tha një tjetër mjek.

“Në lidhje me videon ka shumë elementë, ku vetë Ardit Lima me paramendim ka bërë simulime të tepërta, ku ulërimat nuk përputheshin me atë çka ndodhte realisht”, tha mjeku.

“Nëse kolegët tanë pezullohen, unë i pari do të jap dorëheqjen. Nuk mund të punojmë nën këtë lloj dhune. Nëse shteti na sjell në punë të na dalë për zot”, u shpreh një tjetër mjek.