MENU
klinika

Çfarë u vendos në Komision

Spartak Braho lëshon akuza ndaj Ilir Metës: U shfaq në gjendje jo të mirë psikologjike, duhet analizuar nga mjekët!

14.05.2021 - 11:24

Anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar, deputeti i PS-së, Spartak Braho gjatë mbledhjes së radhës ka ngritur dyshime për paaftësinë psikike te Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Spartak Braho një ndër ish-bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ilir Metës, ka kërkuar mendim të specializuar nga mjeku, Edmond Stojku edhe ky ish-deputeti i LSI-së, i cili është pjesë e Komisionit Hetimor.

Sipas Brahos nga deklaratat e Metës, ai shfaq gjendje jo të mirë psikike dhe sipas tij ka “kapërcime logjike dhe karateriale”.

 “Ky komision ka dy mjekë të nderuar dhe nga materialet filmike që analizojmë deklaratat e  Presidentit ai  shfaqet në gjendje jo të mirë psikologjike dhe karakteriale.

Ka ngritur akuza ndaj drejtueseve të shtetit, dhe këto më duken si kapërcime logjikë nga ana e tij.

Presidenti deklaron, të dashur prokuror, dëgjoni presidentin, jo përfaqësuesit e Ndragetas dhe Don Agaçion. Po u derdh një pikë gjak ditën e zgjedhjeve, mjerë ju!

Në 24 prill, sfurqet do jenë të dielën nëse preken vota, kjo histori ka marrë fund!

Në 20 prill, Bablok shqiptarët e dinë shumë mirë se kush është përçarës i shqiptarëve në Shqipëri dhe rajon, me qetësi dhe dashuri do marrësh përgjigjen që meriton.

Unë do shkoj në shtëpi, ti në psikiatri ! Detyra e shqiptareve është të votojnë, kush ju ka bërë presion, ndëshkojini me votë. Me 26 prill ma ndërroni emrin, vendoseni si të doni, nëse një votë do vidhet, atëherë do I pritet dora në sheshin Skënderbej.

Këto janë çështje shumë specifike, si i vlerësoni ju si specialist të shëndetësisë, gjendjen psikikë të presidentit? Mos është në kushtet e papërgjegjshmërisë së tij.

Përgjigje për këto akuza të Brahos i ka dhënë ish-deputeti i LSI-së, Edmond Stojku, i cili i ka quajtur qëndrimet e Presidentit si gafat më të mëdha në histori.

Sipas tij, qëndrimet janë bërë në gjendje stresi apo në luhatje të theksuara humori.

“Presidenti ka bërë prononcime të gabuara që kanë qenë gafat më të madha në histori dhe kush ka informacion e di që këto kanë ndodhur në të gjithë botën demokratike dhe me gjere. Problemi është që po diskutohet për një labilitet emocional, një luhatje e theksuar e humorit, gjendjet e stresit, variojnë me shpërthime dhe në fakt arrijnë të keqpërdorin momentin dhe të arrijnë vendimmarrje të gabuara të individëve me pushtet, kjo kur vjen nga moskotrolli i emocionit dhe bëhet shpërthyese.
Mendoj se nuk do ishte keq që të bëhej një këqyrje më të thellë profesionale. Këta njihen jo vetëm për njerëzit e pushtetshëm, stresi emocional, gjendje të caktuara të këtij lloji ndodhin dhe s’duhet të ndodhin në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohe, në këtë rast kur kemi disa shpërthime për një kohë të gjatë, mendoj se mund të jenë dhe objekt që mund të merret në konsideratë”, tha Stojku.

Debati në Komisionin Hetimor

Myslim Murrizi: Do kisha dëshirë që të kishim një seancë me drejtorin e SHISH dhe drejtorin e Policisë së shtetit. Për kolegët që s’kanë certifikate sigurie, mund të jemi vetëm në që kemi certifikate sigurie.

Spartak Braho: Ky komision ka dy mjekë të nderuar dhe nga materialet filmike që analizojmë deklaratat e  Presidentit ai  shfaqet në gjendje jo të mirë psikologjike, aspak normale dhe karakteriale.

Ka ngritur akuza ndaj drejtueseve të shtetit, dhe këto më duken si kapërcime logjikë nga ana e tij.

Presidenti deklaron, të dashur prokuror, dëgjoni presidentin, jo përfaqësuesit e Ndragetas dhe Don Agaçion. Po u derdh një pikë gjak ditën e zgjedhjeve, mjerë ju!

Në 24 prill, sfurqet do jenë të dielën nëse preken vota, kjo histori ka marrë fund!

Në 20 prill, Bablok shqiptarët e dinë shumë mirë se kush është përçarës i shqiptarëve në Shqipëri dhe rajon, me qetësi dhe dashuri do marrësh përgjigjen që meriton.

Unë do shkoj në shtëpi, ti në psikiatri ! Detyra e shqiptareve është të votojnë, kush ju ka bërë presion, ndëshkojini me votë. Me 26 prill ma ndërroni emrin, vendoseni si të doni, nëse një votë do vidhet, atëherë do I pritet dora në sheshin Skënderbej.

Këto janë çështje shumë specifike, si i vlerësoni ju si specialist të shëndetësisë, gjendjen psikikë të presidentit? Mos është në kushtet e papërgjegjshmërisë së tij.

Edmond Stojku: Presidenti ka bërë prononcime të gabuara që kanë qenë gafat më të madha në histori dhe kush ka informacion e di që këto kanë ndodhur në të gjithë botën demokratike dhe me gjere. Problemi është që po diskutohet për një labilitet emocional, një luhatje e theksuar e humorit, gjendjet e stresit, variojnë me shpërthime dhe në fakt arrijnë të keqpërdorin momentin dhe të arrijnë vendimmarrje të gabuara të individëve me pushtet, kjo kur vjen nga moskotrolli i emocionit dhe bëhet shpërthyese.

Mendoj se nuk do ishte keq që të bëhej një këqyrje më të thellë profesionale. Këta njihen jo vetëm për njerëzit e pushtetshëm, stresi emocional, gjendje të caktuara të këtij lloji ndodhin dhe s’duhet të ndodhin në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohe, në këtë rast kur kemi disa shpërthime për një kohë të gjatë, mendoj se mund të jenë dhe objekt që mund të merret në konsideratë.

Spartak Braho: Ne thelb të materialit që ne analizojmë këto janë veprimet e një njeriu të çmendur, se populli kështu e quan atë apo janë veprimet e një njeriu që është i mbërthyer nga emocionet që doktor Stojku i analizoi. Ne nuk duhet të shmangemi nga analiza e shkaqeve që e kanë çuar presidentin në këto qëndrime.