MENU
klinika

Mesazhi

Stalini, dy fjalitë që “justifikojnë” diktatin

10.05.2021 - 13:30

Kur Stalini humbi gruan e parë, në funeralin e saj, ai tha vetëm dy fjali:

“Kjo krijesë e ëmbël, arriti të ma zbuste zemrën prej guri… Ajo vdiq dhe bashkë me të, vdiq edhe ndjenja ime e fundit, për racën njerëzore”

Jozef ose Josif Visarionoviç Stalin (18 dhjetor (S.V. 6 dhjetor) 1878[1] – 5 mars 1953, mbiemri lindjes: Xhugashvilli) ishte udhëheqës i Bashkimit Sovjetik nga mesi i viteve 1920 deri në vdekjen e tij në vitin 1953. Duke mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ai ishte efektivisht diktatori i shtetit.

Stalini ishte një nga shtatë anëtarët e Byrosë së parë Politike, e themeluar në vitin 1917 për të menaxhuar Revolucionit Bolshevik, së bashku me Leninin, Zinovievin, Kamenievin, Trockin, Sokolnikovin dhe Bubnovin. Midis revolucionarëve bolshevikë që morën pjesë në revolucionin rus të 1917, Stalini u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të partisë në 1922. Ai më pas arriti të konsolidojë pushtetin pas vdekjes së Leninit në vitin 1924 duke zgjeruar funksionet e rolit të tij, dhe duke eliminuar çdo opozitë. Ai mbeti sekretar i përgjithshëm derisa u hoq në vitin 1952, njëkohësisht duke shërbyer si kryeministër i Bashkimit Sovjetik nga viti 1941 e më pas.

Ndërsa ishte në seminar, Stalini zbuloi veprat e Karl Marksit. Ai u bashkua me partinë lokale socialiste dhe së shpejti interesi i tij për të përmbysur Car Nicholas II dhe sistemin monarkik tejkaloi çdo dëshirë që ai mund të kishte për të qenë një prift. Stalini braktisi shkollën vetëm disa muaj  para diplomimit për t’iu bashkuar revolucionit, duke mbajtur fjalimin e parë në publik, në vitin 1900.

Pasi u bashkua me klasën revolucionare, Stalini përdoruri pseudonimin “Koba”. Sidoqoftë, policia e kapi në vitin 1902 dhe e internoi në Siberi, për herë të parë, në 1903. Kur u lirua nga burgu, Stalini vazhdoi të mbështeste revolucionin dhe nxiti organizimin e fshatarëve në Revolucionin Rus 1905 kundër Car Nicholas II. Stalini do të arrestohej dhe internohej shtatë herë dhe do të arratisej gjashtë herë, mes viteve 1902 – 1913.

Midis arrestimit, Stalini u martua me Ekaterine Svanidze, motër e një shoku të klasës nga seminari, në 1904. Ata kishin një djalë, Jacov, para se Ekaterine të vdiste nga tifoja në 1907. Yacov u rrit nga prindërit e nënës së tij derisa u ribashkua me Stalin në 1921 në Moskë, megjithëse të dy nuk ishin kurrë afër. Yacov do të ishte në mesin e miliona viktimave ruse të Luftës së Dytë Botërore.

Nën sundimin e Stalinit, koncepti leninist i “socializmit në një vend të vetëm”, u bë një parim qendror i shoqërisë sovjetike, në kundërshtim me pikëpamjen e Leon Trockit, që socializmi duhet të përhapet përmes revolucioneve të vazhdueshme ndërkombëtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkrimi që tronditi shtetin komunist në ‘88

‘Shqipëria, vendi ku vajzat janë të nxehta si llava’

Stalini ‘porosi’ komunistit jugosllav

“Gëlltiteni Shqipërinë, sa më parë, aq më mirë!”