MENU
klinika

Zyrtarizimi

Surpriza e madhe, Mourinho trajneri i ri i Romës

04.05.2021 - 14:31

Jose Mourinho do të jetë trajneri i ri i Romës. Surpriza e madhe vjen nga vetë klubi verdhekuq, që lajmëroi përmes Tëitter zgjedhjen e re. Portugezi do të marrë drejtimin pasi të përfundojë sezoni aktual.

Nuk jepen detaje financiare dhe kohëzgjatje të kontratës të trajnerit portugez, por nga sa shkruajnë mediat italiane, Jose do të qëndrojë për të paktën dy sezone në Romë. “Special One” rikthehet pas 11 vitesh në Itali, që kur u largua nga drejtimi i Interit në vitin 2010.

Më herët, Roma lajmëroi se Paulo Fonseca nuk do të jetë më trajner. Ai do të drejtojë verdhekuqtë në 5 ndeshjet e mbetura dhe më pas t’i japë lamtumirë ekipit. Fonseca do të jetë në ndeshjen e kthimit gjysmëfinaliste të Europa League pas dy ditësh, ku praktikisht vetëm mrekullia e kalon në finale pas humbjes 6-2 në Manchester, si dhe 4 ndeshjet e mbetura në Serie A.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN