MENU
klinika

Njoftimi zyrtar nga klubi

Shkarkohet Fonseca, kush do ta drejtojë Romën?

04.05.2021 - 11:59

Paulo Fonseca nuk do të jetë më trajner i Romës sapo të përfundojë sezoni. Më saktë, ai pritet të drejtojë verdhekuqtë në 5 ndeshjet e mbetura dhe më pas t’i japë lamtumirë ekipit.

Fonseca do të drejtojë Romën në ndeshjen e kthimit gjysmëfinaliste të Europa League pas dy ditësh, ku praktikisht vetëm mrekullia e kalon në finale pas humbjes 6-2 në Manchester, si dhe 4 ndeshjet e mbetura në Serie A.

“Në emër të të gjithëve tek AS Roma, dëshirojmë të falënderojmë Paulo Fonseca për punën e palodhur dhe udhëheqjen e treguar gjatë këtyre dy viteve”. Kjo ishte ajo që tha Dan Friedkin, presidenti i klubit roman. Fonseca nënshkroi një kontratë dy-vjeçare me klubin verdhekuq në verën e vitit 2019, duke ardhur nga Shakhtar Donetsk.

Por trajneri portugez nuk arriti të fuste Romën në zonën Champions, por mëkati më i madh mbetet humbja e fundit, ku Roma po fitonte 1-2 ndaj United, por u përmbys 6-2.

Po kush pritet të marrë drejtimin e Romës? Pas vetëm një sezoni pushim, Maurizio Sarri duket se ka arritur marrëveshjen me klubin verdhekuq dhe sipas mediave italiane, tashmë mungon vetëm firma, që pritet të vijë në fund të sezonit.

Gjatë fundjavës ka pasur një takim mes menaxherit të Sarrit, Fali Ramadani dhe drejtorit sportiv të Romës, Tiago Pinto, të cilët kanë rënë dakord për të nënshkruar për dy sezone, me një pagë prej pak më tepër se 4 milionë eurosh në sezon, plus bonuset.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN