MENU
klinika

Samiti në Slloveni

Tensione mes Vjosa Osmanit dhe Aleksandar Vuçiçit, presidentja…

17.05.2021 - 14:20

Raportohet për tensione dhe debate mes presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe homologut serb Aleksandar Vuçiç, gjatë Samitit të presidentëve të rajonit në Brdo-Brijun të Sllovenisë.

“Novosti” raporton se Osmani dhe anëtari boshnjak i presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç, reaguar ashpër ndaj Vuçiçit, duke u shprehur se Beogradi po i risjell platformat e vjetra për ndryshimin e kufijve.

Vuçiç ka deklaruar se thjesht ka paraqitur kufijtë e Serbisë sipas Kartës së OKB-së. Sipas mediave serbe Vuçiç kishte marrë një propozim për konkluzione që duhet të miratohen sot, dhe ndoshta një deklaratë mbi pandryshueshmërinë e kufijve të Ballkanit Perëndimor.

Në ato përfundime thuhet se të gjithë pjesmarrësit kundërshtojnë ndryshimin e kufijve, por Vuçiç, tregoi se prezantoi një ndryshim të vogël.

“Unë thjeshtë vendosa kundërshtimin i ndryshimit të kufijve të jetë në përputhje me Kartën e OKB-së. Shqiptarët nuk donin në asnjë mënyrë të flisnin për OKB-në, e të flasim ndryshe për këtë është plotësisht e pamundur”, ka deklaruar Vuçiç në konferencë për media.

Sa i përket vazhdimit të dialogut Kosovë – Serbi, Vuçiç tha se duhet vullnet për kompromis.

“Nëse vini e thoni: duhet të jetë si themi, atëherë nuk mundet ashtu. Duhet të bisedohet, jo të urdhërohet”, tha Vuçiç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN