Mediat italiane sot hapeshin me titujt që Antonio Conte largohet nga Interi, është thjesht çështje kohe. Kërkesat e tij nuk përputhen me planet e klubit zikaltër, që kërkon ulje të shpenzimeve, shitje dhe asnjë afrim të madh në skuadër.
Presidenti i Interit, Steven Zhang, ia ka bërë të ditur trajnerit se në klub tashmë do të përpiqen të rregullojnë financat. Në këtë situatë, drejtuesit e Interit kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e italianit dhe kanë hedhur sytë nga rivalët.
Flitet se ka pasur kontakte mes drejtuesve zikaltër dhe trajnerit të Lazios, Simone Inzaghi. Ky i fundit është në përfundim të kontratës dhe një lëvizje drejt Interit është mëse e mundshme. Kjo edhe për faktin se Inzaghi nuk përfiton as sa 1/4 e pagës që merrte Conte.