MENU
klinika

Më shumë larg se sa qëndron

Antonio Conte “divorcohet” me Interin

26.05.2021 - 11:01

Më shumë larg se sa tek Inter. Kjo është situata aktuale e trajnerit Antonio Contes. “La Gazzetta dello Sport” i prin asaj që pritet të ndodhë. Takimi mes trajnerit dhe presidentit të Interit, nëse do të ketë të tillë, do të shërbejë vetëm për të shtrënguar duart dhe për të thënë lamtumirë.

Aventura zikaltër e Contes duket në fund, sepse trajneri nuk e pranon ndryshimin e propozuar nga klubi, që të reduktohen shpenzimet dhe pagat. Pandemia i ka sakatuar financat e Interit, aq sa presidenca mori hua nga fondi “Oaktree” rreth 275 milionë euro.

Trajneri nga Salentino nuhat dobësimin e ekipit që drejton në këtë situatë, pa blerë dot emra të spikatur në treg dhe në të njëjtën kohë, do të ishte shumë keq për mosvazhdimësinë e një projekti të mirëfilltë, që riktheu titullin pas 11 vitesh.

Contes iu kërkua nga drejtuesit të implementojë skenarin e kursimit. Kjo do të thotë që ta mbyllë merkaton e verës me jo më shumë se 100 milionë shpenzime dhe të sakrifikojë ndonjë “peshë të madhe” në rast ofertash të mira.

Faza tjetër fikse ka të bëjë me reduktimin e kostove në masën 15-20%. Steven Zhang ka keqardhje për ndarjen nga Conten, edhe pse është i vetëdijshëm se një sezon tjetër me këto kosto dhe pa të ardhura adekuate do të ishte një “gjakderdhje fatale financiare”.

Po kush do ta pasojë Conte, në rast largimi? Gazeta radhit katër emra: Allegri, Sarri, Mihajloviç ose Simone Inzaghi. Me lamtumirën e Contes, Tottenham do të hipnotizohej me idenë e të pasurit të Contes në stol, pasi tekniku italian e njeh mirë Premier League.

Madje edhe disa lojtarë të lidhur me të mund të vendosin të bëjnë gati valixhet. Mendimi i parë shkon te Hakimi, i cili zbuloi se e kishte zgjedhur projektin interist, sepse u bind nga trajneri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN