MENU
klinika

Pas eliminimit nga Champions

Tre efekte pozitive, ja pse Barça e do Neymar

05.05.2021 - 12:01

PSG nuk arriti në finale të Champions dhe shtypi francez kritikoi ashpër Neymar. “I padurueshëm dhe i përqendruar te vetja”, e cilësuan atë. Dhe braziliani tani duket se nuk është i lumtur. Neymar përfundon kontratën e tij në 2022 dhe nuk ka pasur rinovim.

Ai ka lëvizur në një skenar të ri në të cilin, ashtu si në 2019, Barça beson me mundësinë e rikthimit të tij. Pavarësisht se ky operacion kushton dhe është i vështirë, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, beson se nënshkrimi i tij do të kishte një efekt të trefishtë pozitiv.

Së pari, kjo do të rriste përsëri vlerën e markës së Barçës. Së dyti, do të rriste nivelin e një skuadre në të cilën Koeman i ka kthyer vlerë dhe energji me hyrjen e të rinjve si Araújo, Mingueza, Dest ose Pedri. Dhe së treti, ai do të mbante Messin në skuadër me ardhjen e Neymar.

Argjentinasi, nëpërmjet babait të tij, që është edhe menaxheri, ka pohuar se do të pranonte ulje rroge nëse në ekip vinte një lojtar kalibri. Nuk dihet nëse kjo i referohej Neymar, por vetëm pak vite më parë ata ishin shumë të lumtur dhe fitonin gjithçka në Spanjë dhe Europë.

Barça vlerëson se, nëse bëhen detyrat e shtëpisë me shitjet, mund të ketë deri në 100 milionë euro për të nënshkruar me Neymar. Joan Laporta u takua më 3 Mars, para se të ishte president, me Pini Zahavi, agjentin e tij. David Alaba ishte një nga emrat në tryezë. Por edhe Neymar. Me rikthimin e brazilianit në Barcelonë do të mbylleshin edhe çështjet gjyqësore që janë hapur mes palëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN