MENU
klinika

Kontrata e re e portugezit

Detajet e Mourinhos te Roma, paguan edhe Tottenham

05.05.2021 - 11:16

Mësohen detajet e kontratës së re të José Mourinho, i cili do të drejtojë Romën. Trajneri portugez do të fitojë 7 milionë euro plus bonuse për 3 vjet. Tre milionë euro më pak se në Premier League, por kontrata është 1 vit më shumë, ndërsa bonuset mund të shkojnë deri në 1 milion euro në sezon, sipas arritjes së skuadrës verdhekuqe.

Tottenham do të mbulojë pagën gjatë vitit të parë, duke i dhënë 9 milionë euro, pasi Spurs prishi në mënyrë të njëanshme kontratën, duke e shkarkuar. Pastaj ka shpërblime të lidhura me objektivat, angazhimi u lehtësua gjithashtu nga Dekreti i Rritjes në Itali, që të lejon të mos paguash taksat.

Sipas “Sky Sport”, Mourinho do të kërkojë në merkato një portier, një sulmues dhe një mbrojtës qendre cilësor, pikërisht aty ku luan edhe Marash Kumbulla. Zyrtarizimi i Jose te Roma habiti të gjithë, përfshirë edhe ish-presidenti e Interit, Massimo Moratti, i cili pohoi se u ndje mirë që Mou rikthehet në Itali.

Një tjetër personazh që e komentoi ishte Materazzi, që deklaroi se më mirë që zgjodhi të drejtonte Romën sesa Juventus apo Milan. Një koment edhe legjenda e trajningut botëror Fabio Capello, i cili e ka drejtuar Romën dhe e ka shpallur kampion për herë të fundit.

Capello thotë se Mourinho lidhet shumë me tifozët dhe di ti bëjë për vete, për më tepër që Roma ka tifozëri të zjarrtë, por varet nëse klubi do të afrojë lojtarët e duhur për të pretenduar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN