MENU
klinika

Arrestohen dy të rinjtë në Korçë

U kishin premtuar 3 emigrantëve kalimin drejt BE-së

13.05.2021 - 10:24

Në prangat e policisë së Korçës kanë rënë dy të rinj, pasi u kapën duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.

Në kuadër të operacionit policor “Perimetri” u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve F. B., 23 vjeç dhe E. Sh., 37 vjeç, banues në Elbasan.

“Shërbimet e policisë rrugore kanë kapur në rrugën dytësore Rëmbec në Maliq, shtetasit e mësipërm duke transportuar me mjetin tip “Nissan”, tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu po nga këto struktura, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim L. Ll., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 10.02.2021, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim”- thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hetimet në bashkëpunim me SHÇBA

Aksidenti në Korçë, policia informacion zyrtar