MENU
klinika

Moto GP

Valentino Rossi jep sinjalet për tërheqje

03.05.2021 - 16:24

Një vit më parë, në pistën e Jerez, piloti italian Valentino Rossi, mori të vetmin podium sezonal. Këtë vit, ai u klasikua i 17-ti, duke mos hyrë dot as në zonën e pikëve. Një rezultat që ndërlikon klasifikimin dhe të ardhmen e Rossi, në sezonin e tij të parë në Moto GP me Yamaha Petronas.

“Duket sikur po përsëritet e njëjta situatë si vitin e kaluar. Prisja një motor më të mirë, të paktën në letër kështu është, por në pistë jam më i avashtë se vitin e kaluar. U bë më shumë se një vit që gjërat tek unë janë njësoj, ndërsa te të tjerët ndryshojnë dhe nuk po argëtohem si dikur”, – tha Rossi.

“U përpoqa të hyj në zonën e pikëve, por kur u përpoqa të parakaloj Lecuona, e mora kthesën gjerë dhe më parakaloi edhe vëllai im. Nuk është ky rezultati që unë pres, kam vuajtur përgjatë gjithë fundjavës së kaluar. Do të kryej disa teste për të parë se çfarë nuk shkon”, – tha Rossi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN