MENU
klinika

Zgjedhjet e 25 prillit

Vendimi i KAS për Gjirokastrën, LSI e ankimon

24.05.2021 - 15:52

LSI ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Gjirokastrës.

LSI me anë të shkresës zyrtare kërkon rrëzimin e vendimit të KAS.

Për Gjirokastrën LSI kërkoi ripërsëritje të zgjedhjeve në Bashkinë e Dropullit dhe shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve për gjithë qarkun.

KAS i rrëzoi këto vendime duke lënë në fuqi rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. LSI hodhi akuza gjatë shqyrtimit të çështjes në KAS për moslejimin e emigrantëve për të votuar në zgjedhje si dhe kishte indicie edhe për votim të dyfishtë.

 

 

  • foto galeri