MENU
klinika

Do fotografohen zyrat dhe ambientet e brendshme

Videoja e Enkeleda Kapedanit në “Tik Tok”/ ILD dërgon ekip në Gjykatën e Elbasanit

31.05.2021 - 17:05

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka dërguar një ekip të posaçëm në Gjykatën e Elbasanit në lidhje me rastin magjistrates Enkeleda Kapedani, pas daljes së videove të saj në “Tik Tok”.

Grupi i ILD do të fotografojë zyrën dhe ambientet e Gjykatës.

Ky veprim do të bëhet me qëllim verifikimin nëse videot e gjyqtares janë bërë në këto ambiente. Më herët, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin.

“Të pakomentueshme”, i cilësoi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj videot në Tik Tok të Kryetares së Gjykatës së Elbasanit.

REAGIMI I ENKELEDA KAPEDANIT 

Qëndrimi im në lidhje me shpërndarjen e disa vidiove nëpër media.

Si gjyqtare në radhë të parë dhe si nënkryetare e Gjykatës ndjehem keq nga publikimi i këtyre videove vetëm për të më dëmtuar imazhin. Unë si gjyqtare e kam të ndaluar të komentoj, por do pres me qetësi verifikimin e kësaj situate.

As si individ as si gjyqtare nuk jam krenare për vidiot e publikuara. Shpresoj që ky sulm mos të jetë ndaj meje sepse jam grua dhe nene.

Ndërsa kërkoj ndjesë për cilindo që është ndjer keq nga ato video.

Dua të theksoj me forcë se asnjë insinuatë apo përbaltje nuk do më influencojnë të jap drejtësi dhe të punoj ndershmërisht si deri më sot.

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!