Juventus arriti në ndeshjen e fundit të sezonit të sigurojë Champions për sezonin e ardhshëm, por kjo nuk shihet si një arritje e madhe. Dhe duket se është bërë “kurbani” i parë në kampin bardhezi.
Është zyrtare, Juventusi ka larguar Fabio Paratici. Pas 11 sezonesh, ish-drejtori i Juventusit largohet nga bardhezinjtë ku këta të fundit po ndërmarrin një hap ekstrem për një revolucion total në skuadër pas këtij sezoni të dështuar.
Këtë lajm e ka publikuar vetë Juventusi me anë të një postimi në kanalet e saj zyrtare duke deklaruar se Paratici është larguar. Nuk dihet ende se cili do të zërë vendin e Paraticit, por në shtëpinë bardhezi pritet një revolucion i madh largimesh.
Fabio Paratici lascerà la Juventus. https://t.co/43a1AqaEeS pic.twitter.com/E8ISXqDAwZ
— JuventusFC (@juventusfc) May 26, 2021