MENU
klinika

9 kandidatë për kreun e PD

Zbulohen emrat e panjohur që synojnë të sfidojnë Bashën në 13 qershor

23.05.2021 - 19:12

Në garë për kreun e selisë blu përpos emrave që kanë dalë në media janë edhe Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari. Megjithatë këta të fundit duhet të kalojnë filtrin për të marrë dritën gjelbër për të qenë pjesë e garës.

Kryesia e Partisë Demokratike po zhvillon sot mbledhjen ku do të miratohen kandidaturat për zgjedhjet që do të mbahen në 13 qershor.

“Panorama” mësoi më herët se në mbledhje mungon kryedemokrati Lulzim Basha, pasi e konsideron veten në konflikt interesi dhe nuk do të ndikojë në proces.

Përballë Lulzim Bashës në sfidën e 13 qershorit pritet të jenë gjithashtu Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi, që kanë shpallur më herët kandidaturat. Të gjithë sfidantët do të kenë 12 ditë kohë për fushatë.

9 KANDIDATËT

ADMIR MULAJ
AGRON SHEHAJ
EDIT HARXHI
EDMOND VRAPI
FATBARDH KADILLI
IBSEN ELEZI
LULZIM BASHA
MIRJAN JASHANLLARI
SABRI HOXHA

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Denaj nga Kuvendi: Janë 7 sisteme të cialt...

“Fiskalizimi, baza e miradministrimit fiskal”