MENU
klinika

Euro 2020

Zyrtare, Franca rikthen në kombëtare Benzema

18.05.2021 - 19:51

Ishte përfolur për një rikthim, por sonte në mbrëmje u bë zyrtare. Karim Benzema është grumbulluar nga trajneri i Francës, Didier Deshamp, për Europianin që do të zhvillohet këtë verë.

Sulmuesi i Real Madrid ishte përjashtuar në vjeshtën e vitit 2015, për shkak të një videoje me pullë të kuq të Valbuena, të cilit i ishte bërë shantazh më pas për të përfituar para.

Sezoni fantastik i Benzemasë me madrilenët, duket se ka joshur drejtuesit e Federatës Franceze të futbollit që të ndryshojnë mendim. Nga ana tjetër, nuk ka vend për yllin e Milanit, Teo Hernandez, i cili pavarësisht se ka zhvilluar një sezon të mirë me kuqezinjtë, nuk ka marrë një ftesë për Europianin.