MENU
klinika

Prokuroria e Korçës e konfirmon

25-vjeçari u vra për larje hesapesh dhe u hodh në rezervuar

17.06.2021 - 10:53

Prokuroria e Korçës ka arritur në përfundimin se 25-vjeçari Fridman Xhaferraj është vrarë dhe më pas trupi i tij është hedhur në rezervuarin e Gjançit.

Sipas prokurorisë, Xhaferraj është larguar nga shtëpia në datën 22 maj, një ditë pas ndryshimit të masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Në datën 23 maj policia ka shkuar në shtëpinë e 25-vjeçarit për të kontrolluar zbatimin e masës së sigurisë, por nuk e ka gjetur. I vëllai i ka deklaruar policisë se Fridman është nisur për të punuar në Greqi me disa persona të tjerë.

e 25-vjeçari është vrarë për larje hesapesh. Shkak për vrasjen dyshohet të jenë konfliktet e mëparshme të viktimës.

"Lidershipi po e kthen partinë në klienteliste"

Dorëhiqen Sekretari i PD dhe 13 anëtarë Kryesie në Korçë

Dy vite hetim për një aksident/ “Dua drejtësi që djali të mos torturohet”

Qytetarja denoncon tek Olsian Çela zvarritjet e hetimeve

Vetëm kryeprokurori urdhëron një zgjatje të tillë afatesh

Prokuroria e Pogradecit shkel ligjin, dy vjet hetim për një aksident