MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A duhet konsumuar qumështi në mëngjes?

25.06.2021 - 10:40

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Doktor, kam lexuar në disa faqe lidhur me disa ushqime që nuk duhet të përdoren dhe në fakt jam shokuar. Bëhet fjalë për shmangien e ushqimeve të ëmbla, biskotave të kripura dhe bukës së thekur (ajo që blihet e gatshme), si dhe mospirjen e qumështit, pasi sipas tyre nuk duhej konsumuar pas një lloj moshe. Por unë konsumoj çdo mëngjes 4 feta buke të thekur me marmaladë dhe një gotë qumësht. Ç’duhet të bëj?

Mjeku: E dashur lexuese. Nuk e kam lexuar informacionin me të cilin je ndeshur, por mund të them që deri aktualisht, me gjithë informacionin e miratuar shkencor të cilin zotëroj, konsumimi i sheqernave të thjeshtë nuk është i ndaluar. E njëjta gjë mund të thuhet për biskotat me kripë apo bukën e thekur. Sa për konsumin e qumështit, mund të them që në përgjithësi ne konsumojmë më pak nga ajo çka këshillohet, dmth 2-3 gota në ditë. Kjo rezulton nga gjithë informacioni shkencor i miratuar deri tani për të cilin besoj se mund të vazhdoni të konsumoni 4 fetat e thekura me marmalatë, nëse fiziku juaj ua lejon dhe nëse pesha juaj është normale, si dhe të pini gotën e qumështit çdo mëngjes.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.